Kronikë

Autori i masakrës lëviz i armatosur, RENEA urdhër për ta qëlluar

               Publikuar në : 19:23 - 10/08/18 |
m.b

 

 

Një 24 vjeçar i cili mendohet se është me probleme mendore ka vrarë 8 persona të gjithë nga i njëjti fis me mbiemër Zykaj. Edhe autori është nga ai fis. RENEA-s dhe FNSH i është urdhër që t’i përgjigjen me zjarr 24-vjeçarit i cili është një rrezik permanent.

Policia e Vlorës konfirmon se autori i ngjarjes është 24-vjeçari, Ridvan Zyka, i cili dyshohet se i ka vrarë viktimat me armë zjarri automatike.

Autori ka lidhje farefisnore të brezit të dytë me viktimat. Viktimat janë kushërinj të parë dhe vëllezër me njëri-tjetrin.

 

Policia ka shkuar në vendin e krimit dhe ka nisur puna për arrestimin e tij, ndërsa në aksion janë angazhuar forcat e policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta. Kontrolle të shumta po zhvillohen në zonë nga toka dhe nga ajri.

Autori i ngjarjes dyshohet të jetë ende i armatosur,  çka mund të përbëjë rrezik për forcat e rendit.

Sipas Syri.net, RENEA-s dhe FNSH i është dhene urdhër që t’i përgjigjen me zjarr 24-vjeçarit i cili është një rrezik permanent edhe për jetën e efektivëve, pasi ka kryer masakrën me tetë të vdekur pak minuta më parë në qendër të fshatit Resulaj të Selenicës.

Pas