-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Aurel Plasari reagon ndaj Bashës: Po lexon mbrapsht

Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në drejtim të Ramës se “PD do bëjë çmos që të mos Rama të mos përfundojë si Duçja”, duke përmendur edhe shkrimtarin Aurel Plasari, ka reaguar ky i fundit.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Plasari, edhe pse në shkrim nuk është referuar me emra, e akuzon Bashën se i ka shtrembëruar fjalën dhe se sipas tij, ai në asnjë rast nuk i është referuar ndonjëherë faktit që Rama mund të përfundojë si Duçja. Ai e ka cilësuar fjalën e Bashës si një shembull i të lexuarit mbrapsht.

Statusi i Plasarit

NJË SHEMBULL I TË LEXUARIT MBRAPSHT

Ja këtu sesi një miku ynë i lexon mesazhet paralajmëruese për ruajtjen e sistemit të demokracisë në Shqipëri.

Nuk kam ndeshur deri më sot ndonjë politikan që të ketë deklaruar për kryeministrin “që do të përfundojë si Duçja”, siç transliteron i merakosur miku ynë! Kam ndeshur, përkundrazi, njerëz që pa qenë politikanë kanë pasur mendjen të shprehin publikisht shqetësimin sesi shembulli famëkeq i parlamentit të Mussolinit pa opozitë NUK duhet imituar, sesi NUK duhet të përfundojë asnjë kryeministër në botë mbas mësimit historik të rastit “Duce”, sesi një parlament pa opozitë NUK është më parlament demokratik dhe NUK mund të funksionojë dhe sesi Shqipëria europiane NUK ka se përse të rrëshqasë drejt fashistizimit për shkak të një pushteti arrogant: për shkak të cilitdo “pushtet”.

Ky është për mua të qenët i ndërgjegjshëm, në e pastë ndokush romuz për mua “ndërgjegjësimin”. Dhe tani pyetja se përse dikujt dhe ndokujt i intereson t’i lexojë dhe t’i interpretojë gjërat mbrapsht?

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko