-Politikë

Audiopërgjimi, Xhafaj: Është mashtrim dhe shantazh i pastër

Ministri i Brendshëm, Fatmir  Xhafaj ka dal sot një konferencë urgjente për shtyp. Sa i përket audiopergjimit të bërë publik nga PD, Xhafaj u shpreh:

Lidhur me akuzat për përfshirjen e vëllait tim për përfshirje të vëllait tim në trafikun e drogës. Nuk ka asnjë lidhje me ato akuza. Prej vitit 2002 vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe  nuk ka pasur asnjë problem me ligjin,. Për këtë gjë mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore  për të gjitha këto. Nuk kam dashur që të merrem me baltë hedhësin.

Audio përgjimi është një saje  e plotë, një mashtrim nga fillimi deri në fund. Nëse  opozita nuk e ka bërë vet këtë dhe nuk ta besoj se  ka qenë ajo ideatorja e kësaj gjëje. Për fat te keq duhet bërë një pyetje normale; Çfarë do bënin njerëzve nëse do të ishin në pushtet?

Ruana zot nga kjo racë e papërgjegjshme. Veprimi është tipik mafioz dhe përbën një shantazh. I kërkoj sot publikisht Prokurorisë dhe dënimin në mënyrë të merituar për të gjithë ata.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko