-Politikë, Kryesore

Audiopërgjimi i PD, Xhafaj: Nuk kam bërë kompromis që vëllai im të vuante dënimin

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të mërkurën, në një konferencë për mediat, ka thyer heshtjen duke shpjeguar audio-përgjimin e Partisë Demokratike, publikuar disa ditë më parë.

Ndonëse kjo e sotmja ka qenë një ditë e ngjeshur, pasi zhvilloi një takim me Ramën në Kryeministri, apo dhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë, Xhafaj paralajmëroi një konferencë për mediat. Që në nisje të fjalës së tij ai hodhi poshtë çdo akuzë që opozita prej ditësh ka lëshuar ndaj tij. Ai tha se shume kane folur keto dite ne emer te ligjit dhe moralit pas nje raporti nga autoritetet italiane per vellain e tij. Xhafaj tha se shume jane rrekur te tregojne ligjin dhe moralin”,- tha Xhafaj.

Ministri sqaroi se pasi përfundoi marrjen e të gjitha informacioneve, lidhur me çështjen e dënimit të vëllait të tij Agron Xhafaj, vendosi për t’i dhënë një shpjegim opinionit publik, por jo sharlatanëve politikë.

Siç e dini, ka marrë një dënim në Itali. Disa herë kam bërë deklarime publike në lidhje me këtë çështje. Kushdo që kërkon të mësojë vërtetësinë e tyre në vite, mund ta verifikojë. Ngjarja ka ndodhur në 2012, vëllai im ka qenë 25 vjeç në atë kohë. Vëllai im është ndaluar për një muaj dhe më pas është dëbuar nga Italia. Unë kam qenë ministër i Infrastrukturës, dhe i kam kërkuar dorëheqjen kryeministrit të asaj kohe, Majko.Vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi. Ne do të gjejmë forcë dhe kurajë për këtë situatë të pazakontë familjare për t’ua bërë sa më të lehtë nënës, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur.Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale është parashkruar rrjedhimisht; në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg”,-theksoi ai.

“Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002. Vëllai im ka qenë rreth 25 vjeç në atë kohë. Autoritetet italiane e kanë ndaluar për rreth 1 muaj dhe e kanë detyruar të largohet nga Italia. Në atë kohë kam qenë ministër në qeverinë Majko, pa ndonjë detyrim ligjor kam dhënë dorëheqjen. Kryeministri Majko e refuzoi dorëheqjen time. Vëllai im nuk iu fsheh gjykimit dhe ka kërkuar të marrë pjesë në gjykim. Asnjë veprim imi nuk ka krijuar imunitet apo favor kundrejt ekzekutimit të vendimit penal ndaj tij. Unë nuk kam bërë kompromis me faktin se vëllai im mund të duhej të vuante dënimin. Im vëlla shumë shpejt iu kthye formalitetit. Mbaroi shkollën e lartë dhe krijoi familjen e vet. Sot unë dhe gjithë familja ime jemi goditur shumë fort shpirtërisht, pr faktin se dënimin po shkon ta vuajë një Agron që nuk ka lidhje me atë të 16 viteve më parë”,- tha ai.

 

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko