-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Atentati mafioz i Lushnjës/ Flet nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti: S’kam lidhje me ngjarjen, isha tek berberi

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të Lushnjës ky u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë është marrë në pyetje nga policia Xhulio Shkurti, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurti) pasi dyshohet se ngjarja ka lidhje me të. Ai u ka thënë hetuesve se nuk ka konflikte dhe nuk ka qenë në vendin e ngjarjes. “Unë isha tek berberi kur u vranë, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha”. “Nuk kam qenë unë shenjestra e atentatit dhe nuk di kush mund ta ketë bërë”, ka vijuar ai.

Sakaq në media është thënë se viktima Jurgen Hoxha është kushëriri i Xhulio Shkurtit, ndërsa viktima tjetër Zamir Latifi është shok i tij.

Të ashpër në reagimin e tyre kanë qenë edhe familjaret e Aldo Bares. “Politika, Policia dhe Media na implikojnë NE në çdo ngjarje kriminale që ndodh në qytetin e Lushnjës”, janë shprehur ata. 

Ngjarja e rëndë ndodhi dje pasdite në lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur Ura e Përroit pak metra nga komisariati i policisë. Nga një automjet, dy autorë të maskuar hapën zjarr me kallashnikov duke lënë të vrarë dy të rinjtë Hoxha dhe Latifi. 

Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur edhe Marius Xhepexhiu, 26 vjeç pronar i një lokali dhe 66 vjeçari Bujar Turku, i cili po kalonte me biçikletë dhe që e zunë plumbat aksidentalisht. /Opinion.al

*Foto nga facebook: Xhulio Shkurti

*Foto nga facebook: Viktima Zamir Latifi 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko