Asfiksohen nga tymi vdes djali, rëndë babai – Opinion – Faqja Zyrtare
-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Asfiksohen nga tymi vdes djali, rëndë babai

sobe-905x395

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Kakoz në Gjirokastër. Babë e bir dyshohet të jenë asfiksuar në banesën e tyre nga soba me qymyr që përdornin për mgrohje. Mëngjesin e sotëm, është gjetur i pajetë në banesë 55-vjeçari Panajot Lasko, ndërsa babai i tij, 75-vjeçari Arqile Lasko, ndodhet në gjendje të rëndë.

I moshuari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko