Kryesore

As Ramiz Alia s’i ka dhunuar studentët në shkollë? Ja si përgjigjet Rama


               Publikuar në : 22:26 - 11/01/19 |
rel d

Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Zonë e Lirë” ka folur për protestën e studentëve që ditët e fundit po zhvillohet në një formë tjetër: ngujimi në fakultete.

Rama tha se studentët që protestojnë janë grupe “te nxitura nga doktoresha (Monika Kryemadhi), artisti (Lulzim Basha) dhe nga Kadri Qorri (Arlind Qorri)”.

“As në kohën e Ramiz Alisë s’është përdorur policia për të dhunuar studentët në universitete”, iu drejtua Ramës-Arjan Çani, drejtuesi i emisionit.

Rama u përgjigj: “Së pari zaptuesit e universitetit student s’është tillit, për studentet sot në Shqipëri mësimi ka filluar normalisht përveç në 3 fakultete ku 3 grushte studentesh me axhendë politike po pengojnë të tjetër të hyjnë në mësim. Kam marrë qindra mesazhe që thonë ‘duam te bëjmë mësim’, po s’na lejojnë”.

“Policia në dijeninë time ka ndërhyrë me kërkese të universitetit”,shtoi Rama.

Çani: Kush e ka kërkuar administratore i qeverisë?

Rama: Ata që e kane kërkuar…

Më tej vijoi: “Këta që kanë bllokuar universitetin ç‘kërkojnë”?

Çani: Kërkojnë rrëzimin e ligjit

Rama: Le të bëjnë një parti politike…

 

 

 

 

Pas