Aktualitet

Arta Marku e transferoi në Pukë, prokurorja dështon fëmijën

               Publikuar në : 15:27 - 06/12/18 |
ri.de.

Transferimi arbitrar nga Krimet e Rënda në rrethin e largët të Pukës i ka kushtuar shumë prokurores Sonila Muhametaj. Ajo ka dështuar fëmijën në muajin e tretë të shtatzanisë. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja e kronikës, Klodiana Lala.

E pyetur nga Opinion.al Lala tha se gjithçka nisi në muajin shtator ku pati një debat të ashpër mes drejtues së Krimeve të Rënda Donika Prela dhe një grupi prokurorësh lidhur me dosjes Shullazi. Prokurorët asokohe nuk e pranuan shortin e Prelës dhe kësisoj Kryeprokurorja Arta Marku vendosi që ti “interrojnë” prokurorët që nuk iu bindën Prelës. Mes tyre ishte dhe Sonila Muhametaj që e transferuan në Pukë. “Muhametaj nënë e dy fëmijëve ishte në pritje të fëmijës së tretë, por nuk mundi ta sjellë në jetë. Për shkak të presionit psikologjik, ajo dështoi fëmijën në muajin e tretë të shtatzanisë”, tha gazetarja Lala.

Prokurorja Muhametaj një muaj më parë ka bërë padi në Gjykatën Administrative dhe kërkon të shpallet i paligjshëm vendimi për transferimin e saj në Pukë.

Pas