-Jetë dhe Stil

Arsyet pse lidhja është më e bukur në fillim

I keni ndjenjat e njëjta, mirëpo nuk e keni presionin që jeni në lidhje

Në këtë fazë, me siguri që dilni shpesh, putheni tërë kohën dhe i bëni të gjitha gjërat argëtuese të lidhjes, por ai ende nuk është i dashuri yt plotësisht, dhe kjo bën që të ndjeheni më e lumtur.

Ende i keni ndjenjat që i keni pasur kur ka filluar të të pëlqej, mirëpo tani ai nuk është vetëm një djalosh simpatik për të cilin po mendon tërë kohën…

Mendojeni atë si një simpati, ku i ndjeni fluturat në bark dhe brengën se a është reciprok ky pëlqim, por në lidhje e dini se padyshim që i pëlqen atij, sepse përndryshe nuk do të kalonte katër net në javë pranë teje.

Xhelozia ende nuk ka filluar

Ende nuk kanë filluar ndjenjat e xhelozisë, ku brengoseni se me kë po flet ose po takohet, dhe njerëzit tjerë nuk janë faktorë të lidhjes tuaj.

Ende ndjeheni nervoze kur jeni pranë njëri-tjetrit dhe kjo është gjë e lezetshme

Padyshim që përpiqeni të shkëlqeni afër këtij personi, dhe ai është duke e bërë të njëjtën gjë.

Këto janë momente të cilat duhet shijuar çdo sekondë.

Çdo herë që dilni së bashku, ndjeheni e argëtuar dhe e freskët, jo e obliguar…

Nuk keni krijuar ndonjë rutinë ku çdo të diele shkoni në ndonjë vend të caktuar së bashku apo çfarëdo qoftë, për shkak se ende nuk i keni krijuar këto tradita.

Çdo mundësi për të qenë bashkë bën të ndjeheni sikurse të keni fituar kohë ekstra për t’u argëtuar.

Seksi është i mahnitshëm dhe vetëm sa shkon e bëhet më i mirë

Çdo prekje është e zjarrtë dhe më e mira!

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko