-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Arsyeja e vertetë, pse u bllokua Parlamenti sot

Deputeti i PD-së Flamur Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare, njësoj si kreu i PD-së Lulzim Basha në seancën e kaluar. Kjo, pasi Noka nuk lejoi vijimin e seancës pasi Gramoz Ruçi i preu fjalën ish-kryeministrit Berisha dhe në foltore u ngjit deputeti i LSI, Shezai Rrokaj.
Deputetët e PD thonë se Kryeministri Edi Rama e ka quajtur Berishën ‘të rrjedhur’, ndaj edhe Noka ka kërkuar fjalën për procedurë të kërkonte përjashtimin e Ramës, por Ruçi nuk e ka lejuar. Rama ka ofenduar me mikrofon fikur ndaj nuk është dëgjuar në TV por deputetët në sallë e kanë kapur artikulimin e tij.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko