Bota

Arrestohet në Siçili Kumbari i ri i “Cosa Nostra”

               Publikuar në : 16:10 - 04/12/18 |
ri.de.

Policia italiane ka arrestuar një person, i cili thuhet se është kreu i ri i Mafias Siçiliane. Sëbashku me të, autoritetet italiane arrestuan edhe 45 bashkëpunëtorë.

Në bastisjen e forcave të policisë të zhvilluar në Palermo ra në pranga argjendari 80-vjeçar Settimo Mineo. Sipas BBC, ai raportohet se ishte zgjedhur Kumbari i ri i Cosa Nostra, gjatë një mbledhjeje të Mafias në Maj.

Mediat italiane e përshkruajnë si pasardhësin e Toto Riina, i cili vdiq në burg një vit më parë. Mafiozët e dyshuar akuzohen për grabitje, akuza të ndryshme për armë zjarri, zjarrvënie e krime të tjera.

Mafia Siçiliane, Cosa Nostra, arriti të rindërtonte lidershipin e njohur si Cupola, pas vitesh që nuk ishte mbledhur. Godfather-i njihet gjithashtu si capo dei capi-bosi i bosave.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, në një postim në Twitter e konsideroi operacionin e karabinierëve “një ndërhyrje të jashtëzakonshme”, që çoi në “çmontimin e ‘cupola’-s së re të Cosa Nostra”.

Vitet e fundit, policia e ka goditur fuqishëm rrjetin e Cosa Nostra. Prej shumë kohës ajo ishte e çalë për shkak të faktit se Toto Riina ishte në burg, por kur ai vdiq nisi të lëvizte për të rindërtuar Cupola-n, pa marrë urdhra nga një “Godfather”.

Riina ishte i famshëm për brutalitetin e tij. Në vitin 1992, dy hetuesit kryesorë, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino u hodhën në erë nga Mafia. 6 muaj më vonë Riina u arrestua.

La Repubblica shkruan se Settimo Mineo u arrestua në 1984, me urdhër të Falcone-s. Në atë kohë ai i tha hetuesve: Nuk ia kam idene për çfarë po flisni, rashë nga retë.

Mineo u dënua me 5 vjet burg në një gjyq të madh ndaj Mafias, bazuar në hetimet e Falcones. Ai u arrestuar sërish në vitin 2006 dhe kaloi edhe 11 vjet të tjera në burg.

Raportohet se ishte informatori i mirënjohur Tommaso Buscetta që i siguroi informacion autoriteteve për Mineon.

Mediat italiane shkruajnë se Mineo nuk përdorte telefon celular dhe preferonte të ecte në vend që të udhëtonte me makinë. Ai dyshohet se i drejtonte operacionet e Mafias në Pagliarelli, një zonë në Palermo.

I vlerësuar nga Riina, në vitin 1982 Mineo i shpëtoi një prite ku humbi jetën vëllai i tij Giuseppe. Një tjetër vëlla i Mineos, Antonino, u qëllua për vdekje pak kohë më vonë.

Pas