Aktualitet, Kryesore

Arrestohet 64-vjeçari në Burrel, në gjendje të dehur përplasi me makinë një tjetër mjet

Një 64-vjeçar të martën pasdite është arrestuar nga policia pasi shkaktoi një aksident në gjendje të dehur.

Burimet nga policia thanë se i arrestuari është Skëndër. Gj, banues në lagjen nr.11 Durrës.

“Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 18:00 në aksin rrugorë Burrel- Skuraj në vendin e quajtur “Qafa e kongrazhdit” duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa DR 7585 C, në ndikimin e alkoolit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Honda”, me drejtues shtetasin S.D, 33 vjeç, banues në Mat, dhe si pasojë ka marrë dëmtime të lehta pasagjeri P.S, 53 vjeç, banues në Mat”,-tha policia.

Shtetasit Skënder.Gj, i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, ku ka rezultuar me masën 0.72 mg/l.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të pa rregullt”.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko