-Kronikë

Arrestohen gjatë natës tre shtetas, u kapën duke vjedhur energji

               Publikuar në : 09:42 - 29/07/17 |
ri.de.

Tre shtetas janë shoqëruar në polici në Burrel dhe Shkodër, për vjedhje të energjisë elektrike. Lajmi bëhet i ditur nga OSSHE, e cila thotë se  “Grupet e Task Forces se OSHEE në Shkodër dhe Burrel, në bashkë punim me policinë, nga kontrollet e ushtruara gjatë natës, kanë zbuluar 3 abonentë, të cilët furnizoheshin me energji permes rilidhjes se paligjshme. Konkretisht, nga OSHEE u procedua në Polici, Mark D. nga Mirdita, për lidhje te paligjshme të energjisë. Nga OSHEE Shkodër nga kontrollet e Task Forcës, u zbuluan abonentët Ermir R. dhe Luigj Q., për rilidhje të energjisë. Ndërkohë, OSHEE ka nisur një fushatë sensibilizuese me abonentët e rregullt të të pagesës së energjisë, për të denoncuar korrupsionin dhe vjedhjen e energjisë elektrike përmes disa kanaleve të komunikimit”

 

Pas