-Shëndeti

Armiku nuk është dielli, por kremërat mbrojtës!

Për shumë vite, na është thënë të mbrohemi nga rrezet e rrezikshme të diellit duke përdorur sasi të mëdha të kremërave me SPF për tu siguruar që nuk do të përfundojmë me kancer lëkure. Megjithatë studimet e fundit po e hedhin poshtë këtë teori.

Para së gjithash, dielli nuk është një “grabitqar” i keq që ju shkakton vetëm dëm. Në të vërtetë, dielli na siguron vitaminën e nevojshme D që organizmi ynë të funksionojë normalisht.

Në fakt shumë kremëra (suncreene) bllokojnë prodhimin e vitaminës D, pasi janë të mbushura me kimikate toksike. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve raportuan kohët e fundit se normat e kancerit të lëkurës janë më shumë se dyfishuar gjatë këtyre 30 viteve.

OMC, komponenti kryesor në shumë sunscreens ka treguar se vret qelizat tek minjtë, edhe në doza tepër të ulëta. Për më tepër, kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit, ky kimik mund të bëhet toksik. Sipas The Truth About Cancer, dioksidi i titanit (një përbërës tjetër në sunscreens) është shënuar si kancerogjen nga Instituti Kombëtar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për t’ju bërë që të doni të hiqni SPF-në, mendoni  këtë: Për vite me rradhë, njerëzit dolën në diell dhe asgjë nuk u ndodhi, ndoshta një djegie të lehtë këtu apo atje. Shkalla e kancerit vetëm kohët e fundit filloi të rritet….

Në një studim, që u botua nga Fakulteti i Farmacisë në Universitetin e Manitoba, Kanada, zbuloi një shkallë të konsiderueshme të depërtimit të kimikateve, që do të thotë se të gjitha kimikatet e rrezikshme absorbohen brenda indeve në trupin tënd.

Një tjetër studim i kryer nga Grupi i Punës për Mjedisin zbuloi se gjysma e 500 markave më të njohura të sunscreen zakonisht rrisin shpejtësinë e rritjes së qelizave malinje që shkaktojnë kancerin e lëkurës.

Pra, çfarë mund të bëni për të mbajtur veten të sigurt?

Në vend që të aplikoni sunscreen toksik, mbani veshur diçka të lehtë, syzë dielli, kapelet dhe çadrat.

Mos harroni, dielli është më i fuqishëm nga ora 10 deri në orën 16:00. gjatë muajve të verës. Pra, shijoni kohën tuaj të diellit, por në moderim!

Shije.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko