Kronikë

Armët e vjedhura në Pashaliman, ushtaraku: E lashë depon se kisha ftohtë


               Publikuar në : 19:19 - 12/01/19 |
b.f

Vetëm një ditë pasi në Repartin Ushtarak të Pashalimanit u raportua vjedhja e një sasie armësh dhe municionesh luftarake, është zbardhur dëshmia e njërit prej ushtarakëve që ishte ngarkuar për ruajtjen e depos.

Sipas gazetarit Enrik Mehmeti të Neës 24, një nga ushtarakët ka thënë për Policinë Ushtarake të Vlorës, se kishte lëvizur nga vendroja pasi kishte pasur të ftohtë.

“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, është mësuar të jetë shprehur ushtaraku.

Lidhur me arrestimin e të afërmëve të tyre ushtarakë, familjarët janë shprehur se ata po trajtohen si kriminelë.

“Po i trajtojnë si kriminelë, nuk po na lënë të takojmë të afërmit tanë”, thonë të shqetësuar familjarët.

Deri më tani janë 5 ushtarakë të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

 

 

 

Pas