Sport

Në prag të konkurrimit, Duka vlerësohet me çmim

Federata e Futbollit në Kosovë i ka dhënë Çmimin e Mirënjohjes, Presidentit të FSHF-së Armando Duka për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy federatave të të dy vendeve.

Ka qenë vetë Presidenti i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri që i ka dhënë homologut të tij shqiptar këtë çmim, duke shprehur vlerësimin e madh të bashkëpunimit dhe angazhimit të Presidentit Duka në progresin e futbollit kosovar.

Nga ana tjetër, kreu i FSHF-së, theksoi se bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy federatave do të rrisë ndjeshëm tempin dhe etapat e tij në vijimësi.

Ky çmim Armando Dukës iu dha gjatë ceremonisë “Gala”, ku Kosova përcakton lojtarët më të mirë për vitin 2017 në futboll në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për të dytin vit radhazi, futbollisti më i mirë i Kosovës u shpall Valon Berisha, mesfushori i Salzburgut, i cili fitoi konkurrencën e Amir Rrahmanit dhe Hekuran Kryeziut.

Ndërkaq, futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës u shpall Florent Hasani, çmim që iu akordua nga Presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko