1, Aktualitet, Kryesore

Ardian Nezha merr drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, Gina kallëzim ndaj Kryeprokurores Marku

Prokurori i ri i komanduar Ardian Nezha ka marrë zyrtarisht detyrën pranë Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Elbasan. Ai është paraqitur në Prokurori rreth orës 8:00 të mëngjesit. Në fillim u raportua se paraardhësi Dritan Gina nuk e ka lëshuar zyrën, por burimet tashmë konfirmojnë se gjithçka është mbyllur dhe Gina ka bërë dorëzimet.

Nezha u emerua diten e djeshme nga kryeprokurorja Arta Marku e cila shkarkoi me pare Dritan Ginen dhe se ky i fundit nuk pranoi shkarkimin pasi sipas tij është antiligjor.

Ish-kreu i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina aktualisht po depoziton kallëzim penal për kryeprokuroren. Ai akuzon Arta Markun për shpërdorim detyre. Një ditë më parë Gina deklaroi: Kryeprokurorja nuk ka tagër ligjor për të më liruar nga detyra. Vendimmarrja i takon Këshillit të lartë të Prokurorisë”, tha ai.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko