-Teknologji

Apple në telashe, ja për çfarë e akuzon Prokuroria franceze

               Publikuar në : 15:02 - 12/01/18 |
E SH

Kompania gjigante apple po kalon një fazë jo të mirë, e gozhduar me akuza dhe padi që po prish versionet e vjetra të celulareve.

Pas SHBA-së dhe Izraelit tashmë dhe prokuroria francezë ka hapur një hetim kundër Apple.
Sipas njoftimit të organit të akuzës kompania amerikane po ngadalëson qëllimisht versionet e vjetra të iphone nëpërmjet update të softuerit, që në këtë mënyre të shes të rinjtë.
Sipas ligjeve franceze shkurtimi i jetë gjatësisë dhe dëmtimi i qëllimshëm i produkteve nga vet kompania përbënë vepër penale.
Në dhjetor të viti të kaluar prokuroria franzece depozitoj një padi ndaj apple me qëllim parandalimin e këtij mashtrimi.
Megjithatë në një deklaratë pak jave më parë kompania prestigjioze i hodhi poshtë akuzat dhe shpjegoi se ngadalësimi i telefonit nuk është si pasoje e softuerit por dëmtimi i baterisë.
Për të rikthyer shpejtësinë mjafton që ti ndërroni baterinë e të merrni një të re.

Pas