Komente

Apple, mban avantazhin si kompani mbizotëruese dhe e domosdoshme!

               Publikuar në : 19:08 - 06/09/18 |
Gerta

Si fillim një kompani PC (kompjuterësh) dhe tani një kompani miliarda dollarëshe, Apple është në kërkim të ardhmes së madhe

Nga Christopher Mims

Po hyjmë në moshën e tretë të Apple. Nga një kompani kompjuterësh PC, tani është shndërruar në një kompani trilion-dollarësh nga iPhone.

Rritjet në shitje;  iPad (+2%) dhe po ashtu shërbimet (+31%, në qarkullimin deri në 9,2 miliardë dollarë) dhe kategoria “produkte të tjera” që përfshin ndër të tjera, Apple Watch dhe asistentin HomePod, qarkullimi i të cilave u rrit me 28% duke arritur shifrën 10 miliardë dollarë përfitime.

Gjithsesi, iPhone, mbetet burimi kryesor i fitimeve, 62% e totalit të të ardhurave. Numri i iPhone-ve të shitur gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 arriti në 52,2 milionë, ndërsa iPad ndalen në 9,1 milionë.

Tregu kryesor mbetet Amerika, ku qarkullimi i Apple arrin në 24,84 miliardë dollarë, por rritja më e madhe ka ardhur nga Azia, ku mes Kinës, Japonisë dhe pjesës tjetër të Azi Paqësorit flitet për 47% të fitimeve më shumë krahasuar me vitin 2017.

Tim Cook, shefi ekzekutiv të Apple në maj të 2018 tha: “Jemi entuziastë, ky është tremujori më i mirë i të gjitha kohërave, me një rritje të fortë të qarkullimit të iPhone, shërbimeve dhe pajisjeve ëearable.

Vetëm kompania Apple Watch dhe kufje AirPods kanë gjeneruar 10 miliard dollar të ardhurat gjatë katër tremujorëve të fundit”.

Firma kërkimore e teknologjisë IDC e quajti Apple lider të tregut, me një pjesëmarrje globale prej 17%.

Javën e ardhshme, Apple pritet të njoftojë një Apple të ri Watch dhe AirPods së bashku me një passel të iPhone-ve të rinj. Nuk ka ndoshta diçka revolucionare këtu, por përditësimet pa dyshim do të jenë të pandërprera dhe do ta shtyjnë Apple drejt aspiratave të tij.

Disa analistë kishin vënë në pikëpyetje faktin nëse kërkesa për Iphon më të shtrenjtë do të ishte e kënaqshme, por tashmë dyshimet e tyre janë shuar. Apple thotë se IPhone X ishte modeli më i shitur në çdo javë të tre mujorit të parë, pavarësisht çmimit prej rreth 1 mijë dollarësh.

Tani, kompania planifikon daljen me modele të reja në treg dhe risitë do të publikohen në konferencën e përvitshme të prodhuesve, muajin e ardhshëm.

“Apple” planifikon të dyfishojë skemën e saj të dividentëve në 100 miliardë dollarë, pasi shitjet e kënaqshme të Iphone-ve kanë bërë që fitimet e kompanisë të rriten me 16 për qind duke shkuar në 61 miliardë dollarë.

Shumica e ndjekësve të Apple-it presin që kompania të prezantoje një numër modelesh të iPhone ne 12 shtator si dhe një datë të lëshimit për sistemin e ardhshëm operativ iOS gjatë këtij eventi, te mbajtur në selinë qendrore të kompanisë, Apple Park.

Gjiganti i teknologjisë, sipas Bloomberg, mund të zgjerojë dizajnin dhe emërtimin e iPhone X në të gjithë linjën e tij të telefonëve, me më shumë madhësi, ngjyra dhe nivele çmimesh.

Apple Watch dhe Air Pods gjithashtu mund të marrin dhe ato një rifreskim. Kompania ndjek një ritëm te caktuar me njoftimet e saj për smartphonët, duke zbuluar një përmirësim të madh çdo vit, dhe përditësime të vogla në vazhdimësi. Kështu Apple mban avantazhin në treg për të qenë kompania mbizotëruese e domosdoshme

/The wall street journal

Pas