Aktualitet

Apelohet vendimi, Prokuroria kërkon burg për Tahirin

               Publikuar në : 12:10 - 17/05/18 |
E SH

Prokuroria për Krimet e Rënda ka apeluar këtë të enjte vendimin e caktimit të masës së sigurisë arrest shtëpie, ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Masa arrest shtëpie u caktua të shtunën nga Gjykata për Krimet e Rënda, ndonëse Prokuroria kërkoi masën arrest me burg për ish-zyrtarin e lartë.

Sipas ABC News, prokurorët e çështjes kanë depozituar në Apel kërkesën e tyre për arrest me burg ndaj Tahirit, pasi akuza pretendon se ka prova të reja ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, mbi bazën e të cilave kërkon këtë masë.

Sipas prokurorisë, Tahiri ka mundësi të prishë provat dhe të ndikojë mbi dëshmitarët.

Por avokati Maks Haxhia e ka cilësuar të pabazë masën arrest shtëpie, duke paralajmëruar që ditën e parë ankimimin e saj në Apel.

Mbi Tahirin rëndojnë akuzat për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë./tvklan.al

Pas