3, Aktualitet, Kryesore

Apeli ul dënimin, ja sa do qendrojë në burg ish-deputeti Mark Frroku

Ish-deputeti Mark Frroku u arrestua në mars 2015. Ai është mbajtur në qelitë e paraburgimit për afro 3 vite derisa sot Gjykata e Apelit dha dënimin përfundimtar me 6 vite burg. Frroku tashmë e ka kryer gjysmën e këtij dënimi.

Ai u shpall fajtoj për ndërtim të paligjshëm dhe për fshehje pasurie ndërsa nuk u vertetua akuza për vrasjen në Belgjikë prej të cilës rrezikonte dënimin kapital. Kujtojmë se prokuroria kishte kërkuar 25 vite burg për Frrokun.

Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar me 7.5 vite burg, ndërsa sot Gjykata e Apelit dha vendimin përfundimtar, duke e dënuar me 6 vite burgim. Kësisoj i ulet dënimi me 1.5 vite Mark Frrokut.

Ai hyri në Parlament në 2013 si deputet i Pukës për Partine Kristiandemokrate dhe per dy vite ne parlament ishte ne koalicion me PS e Edi Rames. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko