-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Apeli rrëzon shkallën e parë: Arrest me burg për bosin e drogës që kërkohet nga Italia

Gjykata e Apelit të Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për Alket Hatijan, bosin e drogës që kërkohet nga autoritetet italiane, duke vendosur arrest me burg. Alket Hatija është arrestuar javën e parë të korrikut në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Por, Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit vendosi detyrim paraqitje me arsyetimin se Hatija ishte arrestuar disa vite më parë në vendin tonë për trafik droge dhe e kishte kryer dënimin.

Por, prokuroria ankimoi këtë vendim duke kërkuar lënien e tij në burg me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Alket Hatija është dënuar nga Gjykata e Milanos në vitin 2015 me 20 vite burg për trafik droge.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko