InstaBIZ

Anxhelina flet për lidhjen me Fatmir Hysenbelliun: Ai ka qenë shumë i rëndësishëm për mua

Vajza e këngëtares së njohur Arberie Hadergjonaj, Anxhelina, ka qenë në një lidhje për vite me rradhë me biznesmenin shqiptar, Fatmir Hysenbelliu, por tashmë janë ndarë nga njëri-tjetri.

Ndërkaq, Anxhelina prej disa kohësh është zhvendosur në Amerikë, aty ku ndjek pasionin e saj për muzikën dhe njëkohësisht studimet. Së fundmi, një fans e ka pyetur Anxhelinën në Instagram nëse ka qenë e lidhur me ndonjë djalë shqiptar më parë, ndërsa këngëtarja i ka habitur të gjithë duke shprehur rëndësinë që ka patur Oni në jetën e saj.

“Lidhja ime më e gjatë dhe më e rëndësishme ka qenë me një djalë shqiptar. Të jem e sinqertë, unë nuk besoj tek martesa. Unë thjesht dua të jem me dikë që emocionohem kur e shoh dhe që më pëlqen të rri me të. Dikush që kujdeset për ty dhe është i mirë”, është shprehur Anxhelina.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko