-Destinacione, -Jetë dhe Stil, Metro

Antarktika drejt ndarjes më dysh!

Një çarje e re është hapur në një sipërfaqen akullnajore të Antarktik, ku një ajsberg, një çerek i madhësisë së Uellsit tashmë është gati të shkëputet.

Vitin e kaluar, një çarje në sipërfaqen e akullit në Larsen C , u rrit papritur me rreth 18km (11m), duke e lënë akullnajën “të varur në një fije peri”.  Çarja në këtë zonë ka vazhduar të rritet këtë vit dhe aktualisht është 180 km e gjatë.

Imazhet satelitore kanë treguar se pika e re e  çarjes, në Antarktikë, është 15 km (9 milion) e gjatë. Ky rezultat është zbuluar nga studiuesit projektit të Midas i udhëhequr nga Universiteti Sëansea, i cili ka studiuar stabilitetin e akullit për tre vjet.

Antarktika drejt ndarjes më dysh

a9ecd4aa-2f46-47bf-bd58-93ab15b64288

Ajsbergu i vendosur për t’u shkëputur ka një sipërfaqe prej 5000 sq km (1.930 sq m) dhe do të jetë 350 metra e trashë – duke e bërë ndarjen, një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji.

“Kjo ngjarje do të ndryshojë rrënjësisht peizazhin e Gadishullit Antarktik. Edhe pse gjatësia e përçarjes ka qenë statike për disa muaj, ajo është zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme, me ritme më të mëdha se një metër në ditë”, – thonë studiuesit.

Ekspertët e mjedisit kanë shprehur shqetësim se hedhja e mëtejshme e rafteve të akullit rreth kontinentit të ngrirë për shkak të temperaturave në rritje do të çojë në rritjen e nivelit të detit botëror./opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko