InstaBIZ, Te Fundit

Angelina Jolie tregon momentin se kur pati shpresa për pajtim me Brad Pitt

Divorci i çiftit më të njohur dhe të dashur në Hollywood, ishte kryefjala e lajmeve për një kohë të gjatë.
Të gjithë e kishin të vështirë ta besonin se Brad Pitt dhe Angelina Jolie po i jepnin fund papritur martesës së tyre. Megjithëse shumë u fol për ta, vetë aktorët nuk kanë reaguar publikisht deri në momentin kur Jolie foli në një intervistë për revistën ‘Hollywood Reporter’. Angelina rrëfeu se herë pas here kishte provuar t’i zgjidhte problemet me ish bashkëshortin, por kjo kishte qenë e pamundur.
“Mendoja se duke qenë pranë njëri-tjetrit në xhirimet e ‘By the sea’ do të ishte një mundësi e mirë për të komunikuar dhe e kemi arritur deri diku por sërish ekzistonte një ngurtësim mes nesh që vazhdoi deri në divorc’, tha aktorja.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko