InstaBIZ

Ana Likës i vjen në maj të hundës dhe tregon njëherë e mirë të gjithë operacionet plastike që ka kryer

Ana Lika, së fundmi po komentohet shumë nëpër mediat rozë, falë famës që mori në spektaklin “Dance With Me”. Ajo është komentuar shumë edhe për jetën private, por edhe për operacionet plastike. Mesa duket aktores i kanë ardhur në majë të hundës të gjitha aludimet, dhe me anë të një komenti të gjatë, i ka sqaruar njëherë e mirë të gjithë ndërhyrjet që ka realizuar.

“Atëherë që të bini rehat se më shkoi goja mbrapa duke thënë në çdo vend që kam bërë buzët dhe hundën dhe asgjë tjetër (sepse po të kisha bërë diçka tjetër siç nuk kam pasur për turp e siklet të tregoj këto dy gjëra, s’do kisha dhe të tregoja gjëra të tjera). Tani nqs të evidentosh vetullat hyn tek operacionet, më thoni se nuk e dija, se këtë doja ta mbaja të fshehtë, por shumë budallaqe, unë e kam hedhur dhe në Instan tim personal pasi i kam bërë. Kurse përsa i përket lenteve, e keni shumë gabim se i kam vetë sytë blu si në gri me pak xixa.”- shkruan ajo me humor.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko