Aktualitet, Bota, Te Fundit

Amerika dhe Korea e Veriut, Lufta e Tretë Botërore?!! Ja kush e shtyp butonin e luftës

Koreja e Veriut do të vazhdojë me planet për të goditur ishullin amerikan, Guam, duke provokuar kështu nisjen e një Lufte të Tretë Botërore.

Jo më larg se të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se nëse Koreja e Veriut hedh një hap të gabuar, atëherë do të përballet me një përgjigje të fuqishme të SHBA, që historia nuk e ka parë ndonjëherë. Por, personi i cili ka dorë hedhjen e një rakete nukleare, i ka quajtur këto kërcënime si budallallëqe. Ai është si hija e Kim Jong-un, e ndjek atë kudo dhe qesh gjithnjë më fort se të tjerë kur lideri koreanoverior përpiqet të bëjë shaka, sipas asaj që shfaqet në foto. Gjenerali Kim Rak-gyom konsiderohet shumë më i rrezikshëm nga sa shfaq pamja e tij e jashtme. Si kreu i komandës raketore të Koresë së Veriut, ai besohet se është njeriu që ka në dorë shtypjen e butonit për hedhjen e raketave, me rreth 60 koka nukleare tashmë në dispozicion.

Disa orë përpara se Kim Jong-un të njoftonte se po shikonte logjistikën për të goditur ishullin e largët të Paqësorit, ku qëndrojnë mijëra trupa amerikane dhe nëndetëse, Donald Trump u zotua për të dërguar “zjarr dhe tërbim” nëse ai kërcënon vendin e tij. Por Gjenerali Kim Rak-gyom i cilësoi deklaratat e Trump një tufë budallallëqesh dhe e quajti Presidentin amerikan “të pavetëdijshëm”.

“Dialogu me zë nuk është i mundur me një tip të tillë të paarsyeshëm”, ka vazhduar ai, duke pretenduar se plani për të goditur Guam do të përfundonte deri në mes të gushtit. Ai tha se Koreja e Veriut planifikon të lëshojë katër raketa në të njëjtën kohë, që do të merrte saktësisht 17 minuta 45 sekonda për të udhëtuar 2086 milje përpara se të zbriste 24 milje nga Guam, jashtë ujërave territoriale të SHBA. Dhe, nëse retorika e tij duhet të besohet, ai ia ka vënë syrin një bazë ushtarake amerikane në Guam, rreth 2100 milje nga Gadishulli Korean. Pak dihet për oficerin misterioz, i cili të enjten ofendoi Trump në një nga përshkallëzimet më të habitshme mes dy kombeve. Nuk dihet deri ku do të shkojë gjenerali koreanoverior, por dihet se Kim Rak-gyom është promovuar nga dy në katër yje në qershor 2012, rreth gjashtë muaj pasi Kim Jong-un u ngjit në pushtet. Në shkurt, pas një sërë testesh të dështuara të raketave balistike ndërkontinentale, Kim Rakgyom nuk u pa më për disa muaj. Ai u rishfaq ditën e hedhjes së raketës për të cilën u tha se ishte praktikuar për të goditur bazat ushtarake amerikane në Japoni.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko