-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Ambasadori i OSBE: Besim tek policia, do jetë e paanshme në zgjedhje

Ambasadori-i-OSBE-Bernd-Borchardt

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt i pranishëm në aktivitetin e policisë për trajnimin për zgjedhje vlerësoi rolin e policisë. Ai tha se beson se ata do të jenë të paanshëm në zgjedhjet e 18 Qershorit 2017.

“Ju respektojnë sepse jeni të ndershëm, të paanshëm dhe të gatshëm për të dhënë ndihmë kur ajo nevojitet. Ju dhe ne sëbashku kemi bërë mjaft progres që nga zgjedhjet vendore të 2007, të cilat ishin të parat që ndanë policinë nga përfshirja politike në proçesi zgjedhor”, tha ai.

Më tej ambasadori shtoi se “zgjedhjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, ju gjithashtu duhet të vazhdoni të realizoni detyrat tuaja të përditshme dhe sidomos në luftën kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit të organizuar dhe sidomos në luftën kundër kanabisit”. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko