Sport

Allegri refuzon Real Madrid

               Publikuar në : 19:11 - 13/06/18 |
m.b

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se e ka kontaktuar Presidenti i Real Madrid, Fiorentino Perez duke i ofruar drejtimin e skuadrës madrilene.

Allegri e ka refuzuar këtë ofertë të paraqitur nga Perez dhe ka preferuar të vazhdoj të qendroj në Itali tek Juventusi.

“Real Madrid and Chelsea? Le të themi që i kam thënë po Juventusit. Kam folur me Presidentin, dhe ka qenë e drejt për mua që të qëndroj këtu. Ishte një vendimi që unë tashmë e kisha vendosur. Vendosa të qëndroj në Juve dhe e kam respektuar atë që kam thënë, e falënderoj Presidentin e Realit i cili më dha mundësinë” ka thënë trajneri italian.

Allegri erdhi tek klubi bardhezi në vitin 2014, ndërsa aktualisht ka një kontatë që i skadon në verën e vitit 2020.

Italiani tek Juventusi ka fituar 4 Serie A, 4 Kupa Italie dhe 1 herë Superkupën e Italisë, si dhe ka arritur 2 herë në finale të Champions League, por pa e marr dot atë.

Pas