3, Kryesore

Alibeaj: Xhafaj kërcënoi se dorëheqja e tij, sjell rënien e qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të mërkurën, ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për akuzat ndaj të vëllait dhe ndryshimin e ligjit të Kodit të Proçedurës Penale.

Në një deklaratë nga selia blu, Alibeaj tha se ministri Xhafaj kërcënoi se dorëheqja e tij, sjell rënien e qeverisë.

Si fillim deputeti demokrat hoqi një paralelizëm mes rastit “Xhafaj” dhe atij “Tahiri”, ashtu siç kishte bërë më herët edhe kreu i opozitës Lulzim Basha përmes rrjeteve sociale.

Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë”,- deklaroi ai.

Në lidhje me audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike, deputeti demokrat sqaroi se e vërteta është se materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait ministër i Brendshëm.

Sipas tij, Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është ministër i Brendshëm.

Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë”,- thekson ai.

Më tej, Alibeaj deklaron se shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës apo Fatmir Xhafajt rezultate ekspertize nga laboratorë apo agjensi të paidentifikuara.

“Fatmir Xhafaj pati guximin të flasë edhe për dhimbjen e tij si vëlla pse vëllai trafikant droge, më në fund po kryen dënimin e merituar, si çdo qytetar tjetër në të njëjtat rrethana. Por, njësoj si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, nuk pati guximin të thotë asnjë fjalë ne deklaratën e tij për përgjegjësinë e tij direkte për moszbatimin e ligjit Antimafia”,– u shpreh ai.

Në lidhje me shpjegimin e Xhafës për historinë e dënimit të të vëllait në një moshë të re në Itali, Alibeaj sqaroi se Fatmir Xhafaj pati guximin të flasë edhe për dhimbjen e tij si vëlla pse vëllai trafikant droge, më në fund po kryen dënimin e merituar, si çdo qytetar tjetër në të njëjtat rrethana.

“Kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti, i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se burgosja e tij ishte baraz rënien e qeverisë dhe Edi Ramën në burg”,- thekson ai.

Përsa i përket përgjigjes së ministrit Xhafaj me JO, të pyetur nga gazetarët nëse është apo jo subjekt i ligjit Antimafia, Alibeaj tha se një përgjigje e tillë është e gënjeshtër dhe mashtrim nga ana e tij.

Siç është po aq e gënjeshtërt edhe përgjigja e dhënë nga ai për gazetarët se nuk i pengon hetimet për vëllain trafikant droge nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Nga ana tjetër, në lidhje me akuzën e bërë nga ministri, se opozita po vepron për llogari të interesave kriminale, deputeti i PD-së, sqaroi se është i njëjti qëndrim si i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, kur u denoncuan kriminelët e Edi Ramës në parlament dhe bashki, kur u denoncuan avionët e drogës, kur u denoncua kanabizimi i vendit, kur denoncua se Saimir Tahiri kishte lidhje me bandat e trafikut të droges, kur u denoncua se është Edi Rama arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin.

Ai tha se opozita është i vetmi autoritet në këtë vend që ka denoncuar lidhjet e qeverisë Rama me krimin!

Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një bande kriminale qeverisëse që kërcënon  me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës”,- u shpreh Alibeaj të mërkurën nga selia blu.

 

​ 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko