-Destinacione, Aktualitet, Bota, Te Fundit

ALEPPO/ Shikoni çfarë i ka bërë lufta qytetit më të bukur në Siri

Prej më shumë se 4 vitesh qyteti sirian Aleppo është vënë në qendër të vëmendjes tonë nga lufta  e përgjakshme që është duke u zhvilluar atje, shkruan opinion.al.

Por që nga fillimi i kësaj luftë në vitin 2012 e deri më sot mbi 45 mijë persona kanë humbur jetën në luftimet e ashpra në Siri, që kryesisht ishin civilë, fëmijë dhe gra, e ndërsa  20 mijë tjerë janë zhvendosur nga qyteti më i madh sirian.

Por kush ishte Aleppo?

Aleppo për shekuj me radhë, ka qenë qyteti më i madh edhe më i bukur i Sirisë. Madje ky qytet në vitin 2006 fitoi titullin “Kapitali islamik i Kulturës”. Aleppo që më parë kishte 2 milionë banorë, sot është shndërruar në një qytet të shkatërruar. Në vitin 1986 qyteti i lashtë i Aleppos u shpall nga UNESCO pjesë e trashëgimisë kulturore, e njerëz nga e gjithë bota e vizituan atë. Por sot ai qytet është kthyer në vendin që po përjeton ndoshta ndër momentet më të përgjakshme të jetës njerëzore.

Shumica e objekteve kulturore janë shkatërruar duke përfshirë Xhaminë e Madhe, e cila ishte ndërtuar në shekullin e 8-të, nderisa kështjella e Aleppos, konsiderohet të jetë njëra nga kështjellat më të mëdha dhe më të vjetra në botë./opinion.al

2-153-780x4391-349

3-140

5-774-100

6-61

7-53

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko