InstaBIZ

Albumi i ri i Rita Orës do i “nxjerri bojën” të gjithë ishave të saj, Calvin bëj kujdes

Rita Ora ka paralajmëruar se do të sjellë së shpejti albumin e saj të ri. Ky do të jetë albumi i parë i këngëtares, prej 5 viteve karrierë, dhe siç ajo e ka treguar është frymëzuar nga lidhjet e saj në të kaluarën.

Rob Kardashian, James Arthur dhe Travis Barker janë disa prej tyre, si dhe Calvin Harris, i cili është shënjestra e parë. Të gjithë e kujtojmë ndarjen e shëmtuar të cilën Calvin i bëri asaj. Edhe pse vetë Rita është shprehur se tashmë çdo gjë është e harruar, presim që në këngët e saj të na tregojë të vërteta të shumta.

Albumi do të mbajë gjithashtu një këngë të Ed Sheeran, si dhe “himnin e vajzave” të cilin Rita Ora po e përgatit me Bebe Rexhën.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko