-U tha në Opinion, Aktualitet, Kryesore

Albana Vokshi: Palmat kënaqën sytë e kryeministrit dhe përmbytën autostradën

E ftuar në emision “Opinion”, deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar se mbjellja e palmave në autostradën Tiran Durrës është bërë për të kënaqur sytë e kryeministrit Edi Rama dhe kjo ka çuar ne përmbytjen e autostradës pasi janë dëmtuar kanalet.

“Vetëm që t’u pëlqente syve të kryeministrit është shkatërruar autostrada. Mbjellja e palmave ka çuar në mbylljen e kanaleve ekzistuese dhe spostimin e tyre në zona shumë herë më të vogla. Prandaj është kjo përmbytja, sepse prej palmave që duhet t’u pëlqenin syve të kryeministrit kur të futej në Tiranë apo të dilte nga Tirana u krijua kjo gjendje”. Deklaroi Vokshi.

Më tej ajo tha se shumica e familjeve të përmbytura janë në mëshirë të fatit dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga autoritetet shtetërore.

Vokshi është shprehur se aktualisht gjysma e Shkodrës është momentalisht pa energji elektrike. “Kemi ende familje që nuk kanë marrë as veshje as ushqime , e as ilaçe. Njerëzit janë në mëshirë të fatit, edhe sot që ne flasim”, tha Vokshi. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko