Aktualitet, Bota, Te Fundit

Alarm terrorist në Barcelonë/ Blindohet “Camp Nou” dhe katedralja “Sagrada Familia”

Një operacion i madh anti-terrorist është duke u zhvilluar përreth kishës “Sagrada Familia” në Barcelonë.

Mediat spanjolle raportojnë se policia ka vendosur perimetrin e sigurisë përreth disa blloqeve të banesave.

Policia ka evakuuar katedralen dhe stacionin e metrosë aty pranë. Për momentin zona është e siguruar dhe situatën e kanë marrë në dorë forcat anti-terror. 

“El Pais” raporton se policia katalanase ka urdhëruar që qytetarët të mos i afrohen zonës së mbyllur. 

Paralelisht me rrethimin e zonës pranë katedrales, policia ka marra menjëherë masa për të ‘blinduar’ stadiumin Camp Nou , ku po luhet ndeshja Barcelona-Juventus. 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko