1

Akuzat për Xhafën/ Rama: Kjo është maskaradë destabilizuese, për ti thëne Europës se Ministria e Brendshme është organizate kriminale

               Publikuar në : 11:34 - 16/05/18 |
ri.de.

Kryeministri Edi Rama duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, tha se opozita po hedh baltë vetëm me një qëllim “mos hapjen e negociatave në qershor”. Vulëhumbur pa atdhe, dhe të çoroditur nga frika e drejtësisë i quajti Rama opozitën.

Ai sulmoi jo vetëm opozitën por edhe median që sipas tij “u skandalizua” për një dënim që e kishin publikuar edhe vite më parë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ministri i Brednshëm paska fshehur dënimin e vëllait për një vepër të kryer 15 vite me parë dhe ky sekret mafioz u shpërnda nga opozita në media e cila u gjet në shok dhe nuk u kujtua sa here e kishte publikuar këtë dosje.

Pra ne paskemi vënë një Diversant në krye të reformës në drejtësi?! Dhe opozita jonë na bëri zbulimin e hatashëm dhe media jonë nuk denjoi ti bëjë një pyetje EURALIUS për Kodin penal.

Kjo provë ulëritëse e vërtetësisë së parullave mori dhenë në mediat tona dhe gjithë kanalet ndërkombëtare të lobimit opozitar për të çelur negociatat për anëtarësim. E gjitha do të ishte një parodi për të qeshur nëse nuk do të kishte ndodhur me të vërtetë që e gjithë kjo shfaqje poliitke nuk do të kishte helmuar realisht gjakun e shumë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, baltosur Shqipërinë jashtë vendit që mezi presin lajme nga opozita.

Kjo është një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese e vënë në skenë për ti thënë Europës se ky është një vend ku ministria e Brendshme është vetë organizata mëmë e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, dhe për tu thënë shqiptarëve sa të jetë Edi Rama në qeveri minsitrat e brendshëm do të jenë eksponentë të lartë t botës së krimit global.

Dhe si e tillë maskarada kësaj here meriton një përgjigje të qartë në rrafshin politik, po dhe shembullore në rrafshin e hetimit dhe ndëshkimit penal.

/Opinion.al

Pas