1

Akuzat ndaj Vangjush Dakos, Soreca dhe Fleckenstein: Ta hetojë prokuroria!

               Publikuar në : 11:16 - 09/11/18 |
ri.de.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, deputeti gjerman Knut Fleckenstein dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca në një konferencë për mediat iu përgjigjen interesit të gazetarëve për çështjen “Dako”.

Ata ishin në të njëjtën linjë kur thanë se i kanë dëgjuar akuzat e opozitës për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa i bënë thirrje prokurorisë që të hetojë për të.

Soreca: “Nuk mund të jemi prokurorët, kemi përgjegjësi të tjera. Për këtë arsye ne kemi besim se zyra e prokurorisë do të hetojë dhe ne i mbështesim në punën e tyre”.

Fleckenstein: “Kam dëgjuar për këto akuza për kryebashkiakun e Durrësit, dhe them se prokuroria duhet të bëjë punën e vet. Nuk kam lexoj e dëgjuar çfarë thuhet por s’mund tu jap të drejtë pa u hetuar këto akuza, pra pa dalë e verteta”.
/Opinion.al

Pas