-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Akuzat e Ballës, reagon Nuel Kalaj: Nuk fshihem, do dëshmoj për CEZ-in

Një ditë pasi socialisti Taulant Balla i përmendi emrin si sekser i Berishës ka reaguar Nuel  Kalaj. Përmes një statusi në facebook, Kalaj thotë se ka patur marrëveshje kontraktuale me CEZ dhe nuk heziton të përgjigjet në komisionin hetimor. Sipas Taulant Ballës, Kalaj ka kryer transaksione dhe tërheqje të dyshimta parash, si shpërblim për privatizimin e ndërmarrjes shtetërore të shpërndarjes së energjisë në kohën e qeverisë Berisha. “Komisioni Hetimor për privatizimin e OSSH tek CEZ ka administruar prova shumë të rëndësishme lidhur me personin Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qenë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të Sali Berishës me kompaninë CEZ”, deklaroi dje kryetari i komisionit Taulant Balla. Ai kërkoi marrjen me polici të Kalajt për të dëshmuar në komision.

Por sot, në një reagim në rrjetet sociale, Nuel Kalaj deklaron se do të shkojë vullnetarisht për të dëshmuar, pasi s’ka asgjë për të fshehur, raporton Opinion.al

“Unë Nuel Kalaj dëshiroj të informoj se në lidhje me ftesën për tu paraqitur në Komisionin hetimor parlamentar për çështjen e CEZ. Ndodhem në Kosovë dhe njoftimin e kam marrë një ditë përpara mbledhjes. Për shkak të kushteve të vështira të motit e kisha të pamundur të udhëtona në  Tiranë. Nuk fshihem dhe nuk i iki përgjegjësisë për këtë çështje. Aktiviteti im është i mbështetutr në baza ligjore dhe marrëveshja ime me CEZ ka qenë kontraktuale. Pas pushimit jam i gatshëm të paraqitem vullnetarisht në komisionin hetimor për CEZ”, shkruan ai në përgjigje të Ballës.

nuel kalaj

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko