InstaBIZ

Aktorja e njohur shqiptare rrëfen makthin: Jam abuzuar seksualisht 12-vjeç në “Hollywood”

Skandali i ngacmimeve seksuale në “Hollywood” duket se nuk ka fund. Çdo ditë që kalon, të tjera aktore pranojnë ngacmimet që i janë bërë gjatë rrugëtimit të tyre në karrierën e aktrimit. Një ndër to duket të jetë edhe aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku.

Vetë aktorja me anë të një statusi të gjatë në “Facebook” ka rrëfyer të gjitha ngacmimet seksuale me të cilat i është dashur të përballet gjatë karrierës së saj si aktore. Që prej moshës 12 –vjeçare Dushku është përballur me ngacmimin e saj të parë seksual. Sipas saj bëhet fjalë për filmin “True Lies” dhe ajo është ngacmuar nga një prej koordinatorëve Joel Kramer.

Në rrëfimin e saj të gjatë Eliza ka treguar të gjitha ngacmimet që ka marrë prej tij kur ajo ishte vetëm 12 dhe ai 36. Si ai i doli lakuriq në një dhomë hoteli me vetëm një peshqir, dhe premtimet që ai i bëri prindërve të saj se do kujdesej për vajzën e tyre.

Në fund Eliza sqaron se arsyeja që e bëri publike pikërisht tani këtë fakt, ishte nga frika. Në fakt çfarë mund të bënte më shumë një 12-vjeçare, dhe mbi të gjitha kush do e besonte?

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko