Aktualitet, Kryesore

Aksioni Kombëtar i Ujit, si huazon Rama diktaturën

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument ku Partia e Punës njoftonte Aksionin Kombëtar të Ujit. 30 vjet më pas, lideri i qeverisë dhe PS, Edi Rama përdor të njëjtin zhargon dhe të njëjtën metodë për të “luftuar” ata që vjedhin ujin.

Më poshtë statusi i plotë i Dervishit në facebook

Aksioni kombëtar i ujit

Meqë së shpejti do të nisë një aksion apo “operacion” kombëtar për çështjen e ujit, po nxjerrim mallin me një gjë të ngjashme të këtij lloji që i takon fillimit të vitit 1990. Në atë kohë, me punët komunale merrej Ministria e Ekonomisë Komunale, ndërsa sot, i gjithë Këshilli i Ministrave, si “bashki e madhe”, i ka shumë qejf shfaqjet komunale.

***
Lajmi i datës 30 Tetor 2017: Rama ka paralajmëruar fillimin e një aksioni kombëtar për lidhjet e paligjshme të ujit të pijshëm.

Në mbledhjen e përbashkët të qeverisë me grupin e Partisë Socialiste, Rama bëri me dije se kjo reformë do të jetë njësoj si me energjinë elektrike. Por, ndryshe nga sa ishte vepruar me energjinë, qytetarëve do t’u lihet një afat kohor disa mujor për të rregulluar vet lidhjet e paligjshme të ujit dhë vitin e ardhshëm do të fillojë penalizimi për këdo që e vjedh.

“Do të ketë një afat disa mujor për ata që janë në shkelje të kodit penal në raport me furnizimin me ujë. E vjedhin këtë mall që njësoj si energjia nuk është një mall pa zot dhe nuk mund të jetë më burim i një situate të papranueshme financiare. Sot ne kemi një situatë ku përcjellim një shembull, në Tiranë ku UKT del me fitim. Fitimi garantohet nga ata që paguajnë. Ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve nuk e paguajnë ujin.

Kjo është një situatë e ngjashme me atë energjisë. Ndryshe nga si bëmë me energjinë, ne do t’i japim kohë disa muaj të gjithë atyre që vazhdojnë dhe vjedhin ujë duke përfituar nga lidhje të paligjshme, pa matësa, që të rregullojnë gjendjen e tyre dhe në fillim të vitit të ardhshëm të fillojë procesi i penalizimit për ata që mendojnë se uji mund të vihdhet. Do fillojmë prerjen masive të lidhjeve të paliugjshme të ujit”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko