-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Aksidentoi për vdekje një kalimtar, lirohet deputeti Aqif Rakipi

Prokuroria ka vendosur që deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili aksidentoi për vdekje në orët e para të ditës një kalimtar në autostradën Durrës-Tiranë, të lihet i lirë. 

Burimet thanë se deputeti Rakipi është lënë i lirë dhe pritet të hetohet në gjendje të lirë. 

Deputeti është larguar nga vendngjarja, por është vetëdorëzuar në polici. 

Përmes një njoftimi për mediat, policia tha se kur mbërriti në vendngjarje, konstatoi një person në rrugë pa shenja jete dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51, Komisariati i Policisë nr.2 ka njoftuar që ishte paraqitur deputetit i PDIU Aqif Rakipi me automjetin e tij tip Mercedes i dëmtuar në pjesën e përparme të tij.

Sipas policisë, deputeti Rakipi deklaroi në komisariat se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko