-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Aksidentohet për vdekje 25-vjeçari në Rrogozhinë

(Foto ilustruese)

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e së martës tek rreth-rrotullimi i Rrogozhinës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një makinë me rimorkio me drejtues 35-vjeçarin me inicialet G.S, ka përplasur mjetin tip “Fiat Punto”, me drejtues M.Zh, 25-vjeç.

Policia njoftoi se si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 25-vjeçari.

Mësohet se grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko