Aktualitet, Kryesore

Aksidentohet mikrobusi i linjës Tropojë-Tiranë, plagosen pesë pasagjerë

Një mikrobus me rreth 30 pasagjerë i linjës Bajram Curri-Tirana ka dalë nga rruga pasditen e sotme në hyrje të Tropojës.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në fshatin Cernicë të Tropojës afër Urës së Bujanit. Në vendin ku ka ndodhur aksidenti ka prezencë të madhe dëbore për shkak të reshjeve intensive që kanë rënë ditën e sotme.

Si pasojë e aksidentit, pesë prej pasagjerëve janë të lënduar dhe ndodhen në spital por jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko