Aktualitet

Aksidenti tragjik i Velipojës: Pse policia tenton të fajësojë viktimat?

               Publikuar në : 13:51 - 23/02/18 |
ri.de.

Është bërë plot një javë nga aksidenti tragjik i Velipojës duke u shuar një familje, babai me tre fëmijët ndërsa gjallë ka mbetur vetëm gruaja.

Të dielen e 18 Shkurtit, Edmond Preka 40 vjec bashkë me bashkëshorten dhe tre fëmijët e mitur, 9 muajsh, 5 dhe 10 vjeç udhëtonin nga Shkodra në Velipojë me një Alfa Romeo kur u përplas ballë për ballë me një fuoristradë ku udhëtonin dy të rinj, me drejtues Ndrek Gjergjin.

Goditja ka qenë tejet e fortë siç duket edhe në pamjet e publikuara në media. Makina ku udhëtonte familja Preka është copëtuar. Ndërsa mjeti tjeter fuoristradë ka dëme më të pakta, ndaj drejtuesi dhe pasagjeri kanë shpëtuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sot bëhen plot 6 ditë. Gjashtë ditë dhimbje jo vetem nga të afërm e miq të familjes, por nga mbarë opinioni publik, për shkak të përmasave biblike të tragjedisë me viktima një baba dhe tre engjej!

Sot pas 6 ditësh nuk ka ende asnjë fajtor. Zyrtarisht Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk kanë publikuar ekspertizen apo të dhëna të sakta të shkaqeve që çuan në aksidentin fatal. Nuk dihet ne cfare faze jane hetimet.

I pyetur nga Opinion.al zëdhënësi i policisë dha se kanë mbërritur eksperte nga Tirana në Shkoder dhe po punojnë ende. Pra nuk ka një ekspertizë finale. Po kaq tha se ky rast po hetohet nga Prokuroria.
Ndërkohë në media, qarkullojnë prej një jave lajme, që citojnë “burime policore” se faji ka qenë i viktimës: Pra Edmond Preka udhëtonte me shpejtësi dhe ka bërë parakalim të gabuar. Kjo metodë e nxjerrjes në qarkullim e lajmeve me burime është e njohur gjerësisht si “hedhja e gurit dhe fshehja e dorës”. Tentohet ti lihet faji vetëm viktimës. Po sipas burime që citon media: Ka dyshime se dy drejtuesit e makinave mund të kenë qenë duke udhëtuar me drita të gjata, ç’ka mund ta kenë vështirësuar shikimin e njëri-tjetrit.

Po fuoristrada ‘Leksus’ a nuk po ecte me shpejtësi? Pse 1 javë pas ngjarjes nuk ka ende asnjë urdhër-ndalimi për drejtuesin e mjetit Ndrek Gjergji? Ai ishte në timon, ndërsa pronari i fuoristradës Sokol Mujaj në vendin e parë. A kishin konsumuar ata alkool në një lokal të Velipojës përpara ngjarjes, siç thuhet gjerësisht në media?

Sokol Mujaj dhe Ndrek Gjergji që ishin në autmojetin foristradë janë dy persona me precedent të mëparshëm penal. Sokol Mujaj ka qënë i dënuar më parë për trafik raketa, ndërsa Ndrek Gjergji i hetuar për drogë.

E verteta kërkohet të mësohet nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit. Dhe jo vetem për përdoruesit e rrugëve, shoferet që supozohet të kenë qenë me shpejtësi të lartë, por edhe për pronarët dhe mirëmbajtësit e rrugës. A kishte vendosur Drejtoria e Rrugëve sinjalistikë dhe ndriçim? A patrullohet zona nga Policia Rrugore dhe a ka ndëshkime për shkelësit e Kodit Rrugor në këtë zonë?!

/Opinion.al

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Pas