-Kronikë

Aksidenti tragjik i merr jetën 22-vjeçares shqiptare në Itali

               Publikuar në : 18:36 - 12/06/18 |
rel d

Një vajzë e re me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident fatal të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës. Sipas mediave italiane, viktima është Xhoana Prenga 22 vjeç. Aksidenti ndodhi në Itali në San Giovanni.

Vajza shqiptare po udhëtonte me një makinë Ford Fiesta nën shoqërinë e një mikut të saj dhe qenit të tyre. Automjeti që drejtohej nga 23-vjeçari italian, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, e më pas u përmbys. Djali që ndodhej në makinë me 22-vjeçaren arriti të dilte dhe kërkoi ndihmë. Automjeti shpërtheu më pas në flakë. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe të zjarrfikëses. Këto të fundit bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Trupi i vajzës shqiptare u nxorr nga mjeti pjesërisht i djegur.

Miqtë e kanë përshkruar Xhoanën “si një vajzë të mbushur me jetë dhe naive”. Ajo jetonte në Croce me të ëmën e saj znj.Diana D. dhe me motrën. Kurse babai i tyre jeton në Pescara. Xhoana ishte kthyer së fundmi nga Amsterdami, ku kishte jetuar për disa kohë.

Ndërkohë, 23-vjeçari i plagosur pritet të merret në pyetje nga hetuesit për të sqaruar rrethanat e aksidentit ku humbi jetën vajza shqiptare. /tvklan.al

Pas