-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Aksidenti në Kumanovë/ Flet shoferi i autobusit: Si na goditi Ranger Rover i Arben Ahmetajt. Policia po fsheh të vertetën

Ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj mbrëmjen e djeshme u përfshi në një aksident në Kumanovë, të Maqedonisë. Makina Range Rover ku udhëtonte ish-ministri u përplas me një autobus dhe një veturë tjetër duke shkaktuar 18 të plagosur, por fatmirësisht asnjë viktimë. Të plagosur kanë mbetur Ahmetaj me 3 persona të tjerë si dhe shoferi dhe disa pasagjerë të autobusit që shkonte nga Zvicra në Maqedoni. Ahmetaj u vizitua mbrëmë në spital nga zv.ministri i Brendshëm i Maqedonisë Agim Nuhiu i cili konfirmoi se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën. 

Shoferi i autobusit ka dyshime se po fshihet e verteta nga policia maqedonase. Ai thote se fajtor ka qene Ahmetaj qe drejtonte Range Rover. Opinion.al ka kontaktuar autoritetet policore ne Maqedoni te cilat pohuan se ne drejtimin e mjetit nuk ka qene Ahmetaj por nje mik i tij i cili eshte edhe personi i demtuar me rende ne kete aksident.

Me poshte versioni i dhene nga shoferi i autobusit

 

Izahir Ejupi është shprehur për gazetën Express: “Ne lidhje me lajmin e aksidentit të ish- ministrit të Shqipërisë dua të denoncoj të vërtetën që mos hidhet “baltë” mbi ngjarjen dhe të dihet e vërteta për opinionin e më gjerë. Unë jam shoferi i autobusit që u përfshi në aksident dhe e vërteta është se aksidenti ndodhi nga shpejtësia e madhe e automjetit në të cili ndodhej ish- ministri dhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore. Dua që mos të manipulohet me ngjarjen, pasi më të dëmtuar jemi ne me autobus dhe që s’kemi pasur asnjë faj”.

Lidhur me faktet ai thotë: “Kam fakte plot dhe dëshmitarë edhe vetë fotot tregojnë realitetin. Unë isha në rrugën time ku ai (Ahmetaj) parakaloi një makinë tjetër dhe u përplas me autobusin që drejtoja unë”.

Më tej sqaron: Në hyrje e pashë që automjeti xhip, Range Rover vinte me shpejtësi të madhe që kaloi në anën time ku isha duke ecur. Unë e ndalova fare autobusin dhe u mundova maksimalisht te largohesha nga rruga, por fatkeqësisht xhipi nuk mundi të ndalej nga shpejtësia, ai humbi kontrollin dhe më goditi në pjesën para, në të majtë dhe u rrokullis në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me një veturë tjetër.

Shkaku nuk ishte koha e vështirë, por shpejtësia dhe mos respektimi i sinjaleve në komunikacion.

Lidhur me gjendjen shëndetësore, shoferi i autobusit shprehet: “Për fat të mirë shpëtuam me lëndime të lehta trupore kurse nga udhëtarët 14 ishin me lendime të lehta veç njëri pak me shume që u kurua në spitalin e Kumanovës. Shkuam fillimisht në spital për kontroll pastaj në polici dhamë deklarata dhe na lanë të lirë.

Ajo që kërkoj unë është që policia e maqedonisë të zbardhë ngjarjen siç është dhe të mos manipulohet e verteta, thekson ai.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko