-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Aksidenti i rëndë i Gjadrit, 1 viktimë 6 të plagosur /Policia: Faji i shkodranit, parakaloi gabim

Një ditë pas aksidentit fatal në aksin Lezhës-Shkodër pranë kyrqëzimit të Gjadrit ku mbeti i vdekur një kosovar dhe u plagosën 6 persona të tjera policia ka zbardhur dinamikën e aksidentit. Sipas policisë së Lezhës shkaktar i aksidentit është Kreshnik Bekteshi i cili ka krye parakalim të gabuar duke u përplasur me mjetin VË ku udhëtonte familja kosovare. Për pasojë mbeti i i vdekur 39 vjecari nga Kosova dhe u plagosën 6 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:33, në aksin rrugor interurban dytësor Lezhë-Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kodhelit me Gjadrin – Lezhë, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se mjeti Audi me targë SH 0044 E që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Bekteshi , duke kryer parakalim të gabuar, është përplasur me mjetin Volksëagen Polo me targë D-BF54 që drejtohej nga shtetasi kosovar B.F.

Kurse mjeti Benz me targë AA 627 JH që drejtohej nga shtetasi B.B., ( vëllai i drejtuesit të mjetit Audi), ka qenë duke ecur pas mjetit Audi , dhe pasi ka parë përplasjen , ka ndaluar për tu dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve , por nuk ka siguruar mjetin, i cili ka rënë në kanalin vaditës, buzë rrugës. Nuk ka pasur të lënduar në njerëz pasi kishin dalë nga mjeti të gjithë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit Volksëagen shtetasi B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë si dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet , vëllai i drejtuesit, shtetasi B.F. 37 vjeç , i cili ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu janë lënduar drejtuesi i mjetit Audi dhe pasagjerët po në këtë mjet, ku nga këta, shtetasi Kreshnik Bekteshi, 44 vjeç dhe pasagjeria S.B. 35 vjeçe ,banues në Shkodër, ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasit V.M. 70 vjeçe, N.T. 17 vjeçe dhe A.B. 3 vjeç, banues në Shkodër ndodhen në Qendrën e Traumës në Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Shtetasi Kreshnik Bekteshi, u arrestua në flagrancë , për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko