Aktualitet

Aksidenti/ Furgoni merr para familjen: Plagosen prindërit dhe dy vajzat

               Publikuar në : 10:58 - 12/06/18 |
ri.de.

Një familje me 4 pjesëtarë përfundoi në spital të hënën, pasi u përplasën nga një automjet. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kthesa e Goskovës”, në rrugën Korçë-Voskopojë.

Bashkëshortët F.H, 50 vjeç dhe B.H, 48 vjeçe, si dhe vajzat e tyre E.H, 17 vjeçe dhe A.H, 21 vjeçe, banues në Goskovë, po lëviznin me një karrocë të tërhequr nga kuaj, kur u përplasën nga një furgon.

Policia thotë se nga përplasja familjarët kanë mbetur të plagosur. Ai që ka marrë më shumë dëmtime është 50-vjeçari, i cili pas mjekimit në spitalin e Korçës është transportuar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Ndërsa tre të plagosurat e tjera ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen policia njoftoi këtë të martë arrestimin e drejtuesit të furgonit “Mercedes-Benz”, me targë KO 6311 B. Ai është Ledmir Gjoli, një 33-vjeçar nga fshati Goskovë i Korçës.

Pas