-Kronikë, 1, Aktualitet, Kryesore

Aksidenti fatal tek Mali i Robit, makina del nga rruga përplas për vdekje nusen e vjehrrin

Një aksident i përgjakshëm ndodhi mëngjesin e sotëm tek Mali i Robit në aksin Durrës-Kavajë. Mësohet se një mjet tip Toyota Corolla me targa AA 686 OL që ecte me shpejtësi ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar një familje.

Nga të dhënat e para flitet për dy viktima. Dy familjarë, nusja dhe vjehrri kanë mbetur të vdekur. Po kështu i plagosur ka mbetur një fëmijë 8 vjeç. Makina drejtohej nga nje vajze 30 vjece e cila eshte ndaluar nga policia.

Njoftimi i policisë

Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe.

Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
©2018 All Rights Reserved Opinion.al
« Kthehu Rifresko