-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Aksident tragjik në Tiranë, dy persona humbin jetën

Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë.

Burime nga policia rrugore bëjnë me dije për Abc News se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 e 25 minuta të mbrëmjes së të mërkurës tek “kthesa e Arbanës” në aksin rrugor Vaqarr –Ndroq.

Mësohet se sipasojë e përplasjes ballore të dy mjeteve tip “Toyota” dhe “Benz” kanë humbur jetën dy drejtuesit e mjeteve ndërsa kanë mbetur të plagosur dy shtetas të tjerë.

Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun determinant./abcnews.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko