-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Aksident tragjik në Kukës, humbin jetën dy persona dhe plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke shkaktuar dy viktima dhe plagosjen e dy të tjerëve. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qënë lagështia e rrugës nga kushtet e motit.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Nimçë, ku si pasojë kanë humbur jetën Mustafa Hoda, 45 vjeç, dhe pasagjeri Ramadan Koboçi 50 vjeç. 

Në automjetin e drejtuar nga 45-vjeçari, që mbeti viktimë, ndodheshin  një 34-vjeçar i cili është transportuar në gjendje kritike për jetën për në Spitalin e Traumës në Tiranë, si edhe një 11-vjeçar i cili për fat të mirë nuk ka marrë dëmtime serioze.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 07.10.2017, në fshatin Nimçë, si pasojë e lagështirës, ka dalë nga rruga mjeti tip ‘Benz’. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri, shtetasi R.K., 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë. Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës shtetasi Xh.H., 34 vjeç, ndërsa shtetasi i mitur N.K., 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, s’ka probleme për jetën”,

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko